Aktualitet

Anjeza Dishnica, psikologe pranë qendrës “Fluturo për jetën”

Çfarë është Autizmi?

Autizmi klasifikohet si një çrregullim pervaziv i zhvillimit, dhe trajtohet si i tillë, për hir të faktit se ai prek gjithë stadet e zhvillimit të fëmijës. Periudha e fillimit të kësaj sëmundje është diku midis periudhës 14 deri në 18 muajsh. Ky është piku i shfaqjes së shenjave të para klinike të sëmundjes. Duket se këto simptoma i vendosin prindërit përballë dilemave a ka apo jo probleme fëmija im! Një fëmijë normal ecën në mënyrë të njëtrajtshme në të gjitha etapat e jetës, ndërsa një fëmijë autik ka një lloj heterogjeniteti. Ai përkufizohet nga familjarët si një “fëmijë i veçantë”, që rri i mbyllur, rri vetëm, një fëmijë që nuk i përgjigjet menjëherë emrit të vet, që nuk ka interes të ngushtë ndaj lodrave të tij. Kjo bën që fëmija të jetë indiferent dhe jo si gjithë të tjerët. Ajo që do të ndante përgjithmonë dilemën e prindit është vajtja tek specialisti. Në momentin që prindi shfaq shqetësimet e veta për fëmijën dhe  e dërgon tek specialisti, është ai që e vlerëson gjendjen dhe jep zgjidhje të drejtpërdrejtë. Në fillim sëmundja cek etapat e para të zhvillimit dhe nëse nuk diagnostifikohet me rritjen e fëmijës më pas zënë vend tek ai. Diagnostikimi i hershëm, apo ndërhyrja e shpejtë është zgjidhja për dilemat që ata kanë.

Cilat janë shkaqet, që çojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje?

Konsiderohet si sëmundje, por ende sot jemi të gjithë të paqartë për shkaqet e autizmit. Ka shumë rryma teorike të cilat i përmbahen faktit që autizmi shkaktohet nga defiçite gjenetike, probleme biokimike të formimit të trurit. Ka shumë shkaktarë organike të autizmit, por ka ende dhe paqartësi.

Ju pohuat që nevojitet diagnostifikimi i hershëm i fëmijës, po nëse ai trajtohet me vonesë rreth moshës tre apo katër vjeç, çfarë ndodh?

Në këtë moshë është shumë e qartë nëse kemi të bëjmë ose jo me një fëmijë autikë sepse ai jep gjithë informacionin e vet. Kësisoj fëmija nuk flet ende, ose nëse flet thotë gjëra të pakuptimta, ka vështirësi në të kuptuarit e gjuhës, nuk ndërton dot një komunikim me të tjerët, pra është një fëmijë i mbyllur në guackën e vet. Dhe kjo është mosha kur prindërit i sjellin fëmijët në qendër. Unë do insistoja që t’i sillnim më herët, që në momentin kur ata shohin që diçka nuk ecën, duhet të kërkojnë ndihmë dhe jo të presin deri në moshën tre apo katër vjeçare.

A ekziston një zgjidhje për autizmin?

Më shumë se zgjidhje, unë e quaj rehabilitim të fëmijës apo në termin e një ndihmese që i jepet atij, në të njëjtën kohë edhe prindërve. Sa e ndihmojmë këtë fëmijë që të bëhet më i pavarur, të ketë mundësinë të shprehë atë që dëshiron, të ketë mundësinë për të kërkuar ndihmë, për të pasur komunikim me fëmijët e tjerë, të luajë me ta etj. Mbështetje e madhe i duhet dhënë edhe prindërve. Duhet t’i shoqërosh ata në gjithë këtë luftë, por në Shqipëri më shumë se e tillë është sfidë. Sepse prindërit gjenden shpesh përballë vështirësive, pasi nuk janë krijuar ende rrjete institucionale të sakta, nuk ka lidhje mes kopshtit, një qendre të specializuar dhe familjes. Sepse autizmi mbetet një rast më vete,  i cili duhet të menaxhohet nga specialistët, nga edukatorët në kopsht, mësuesit në shkollë, dhe nga familjarët. Kërkon një rrjet të tërë shërbimi. Ndihmesa ndaj një fëmijë të tillë nuk fillon dhe mbaron në një qendër, aty hapet dera, ndërsa janë aktorët e tjerë ata që ndihmojnë fëmijën.

Si i ndihmoni ju prindërit në aspektin psikologjik?

Ndërhyrja terapeutike për fëmijët me autizëm fillon që nga nxitja e të gjitha fushave të zhvillimit dhe shkon deri tek rritja e aftësisë për të krijuar një lojë me të tjerët. Porsa i takon familjeve, ato janë gjithmonë një mbështetje psikologjike për të përballuar vështirësitë që kanë me fëmijët e tyre, me kopshtin, i cili nuk është gjithnjë i predispozuar për t’ju përgjigjur nevojave për fëmijët. Mjedisi social në të cilin gjenden. Shumë prej tyre kur vijnë në qendër janë të shqetësuar sepse u është dashur të vijnë me autobus, dhe aty kanë ndjerë gjithë sytë e njerëzve që e shikojnë fëmijën e tyre si një fëmijë ndryshe. Herë herë bërtet, herë nuk di ç’të kërkojë, dhe prindërit ndodh që ta përballojnë mirë situatën, por ka edhe vështirësi që nuk varen nga ata vetë. Nuk janë krijuar ende rrjetet e shërbimeve, dhe për këtë nuk është faji i tyre. Çdo shoqëri gjen një përgjigje për t’ju dhënë këtyre prindërve, ndoshta tani ka filluar hapi i parë. Ata duhet të jenë shumë mbështetës. Në shtetet e huaja janë krijuar këto struktura, pikërisht nga trysnia që bëjnë prindërit. Një fëmijë i tillë ka probleme që zgjasin shumë, pavarësisht progresit dhe rehabilitimit, një pjesë e vogël e tyre shkojnë në shkollë, por dhe atje ato duhet të mbështeten, nga mësuesit dhe gjitha personat që i rrethojnë.

Sipas jush, problemi i autizmit i përket më tepër psikologut apo i psikoterapeutistit?

Autizmi është një çregullim i cili diagnostikohet nga mjeku pedopsikiatër, vlerësohet gjendja e fëmijës nga specialistë të tjerë që në rastin konkret është psikologu, logopedisti dhe terapisti që hyn në seanca të ndryshme me fëmijën. Ata trajtohen nga një grup i tërë specialistësh, aty hyjnë edhe fëmijët, por edhe prindi. Ekzistojnë edhe zgjidhje të tjera më pas që janë recetat dietetike, vitaminike. Deri më tash ajo që shohim edhe nga statistikat arrijmë në konkluzionin se ndërhyrja më e mirë për këta fëmijë është ajo terapeutike. Mbështetur nga familja, nga kopshti dhe ambienti social ku jeton fëmija. Fëmijët vijnë në qendër pasi janë diagnostifikuar nga specialistët dhe  trajtohen në nivele të ndryshme terapie.

A është i trashëgueshëm autizmi?

Në Shqipëri nuk ka ende studime të tilla, por nëse do i referohemi vendeve të huaja që kur flitet për shkaktarët e autizmit, një nga fushat ku eksplorohet më tepër është gjenetika, për të vlerësuar kësisoj nëse është ose jo e trashëgueshme.

Statistika për autizmin, për qendrën “Fluturo për jetën”

Shifrat e statistikave të Qendrës tonë nga muaji Qershor 2009, periudhë kur është hapur qendra dhe deri tani, janë të regjistruar rreth 300 fëmijë nga Tirana dhe rrethet. Këtu përfshihen fëmijë nga moshat 1 vjeç e gjysmë e deri në gjashtë vjeç, nga të cilët 145 janë nga Tirana dhe të tjerët nga rrethet. Aktualisht në qendër trajtojmë gati 45 fëmijë në terapi dhe këta janë nga Tirana, ndërsa për fëmijët nga rrethet operojmë me ndërhyrjen në distancë, pra fëmijë që vijnë herë pas here dhe rivlerësohen nga specialistët tanë për ndërhyrjen terapeutike që marrin në rrethet përkatëse.

About these ads

Rreth psikologjiarevista

I'm a journalist. I work in "Psikologjia" magazine, part of "Panorama Grup Media". I'm 24 years old. I like reading books, playing tenis etc
Ky zë u postua te Uncategorized. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s